.

Autorja e librit “Si të vrasësh bashkëshortin tënd” arrestohet nga policia, zbulohet arsyeja

Nensi Brof, një grua 68 vjeçare ,që u bë e njohur pas botimit të librit “ Si të vrasësh bashkëshortin tënd?” u akuzua nga policia e Oregon-it për vrasjen e të shoqit.

Daniel Brof, u vra 3 muaj më parë dhe lajmin e bëri të ditur vetë Nensi në adresën e saj zyrtare në Facebook . Ajo shprehte keqardhje që bashkëshorti dhe miku i saj më i mirë ishte vrarë.

Nensi Brof në librin e saj liston një sërë arsyesh që e justifikojnë vrasjen e bashkëshortit, të veshura me petkun e ironisë. Ky nuk është i vetmi libër i saj me këtë tematikë. Ajo ka shkruar dhe dy libra të tjerë me titujt “Bashkëshorti i gabuar” dhe “I dashuri i gabuar”.