.

Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, në gjendje të rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur Vlorë në kryqëzimin e Transballkanikes, pranë rotondos së Omonies. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor.

Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar për në spital në gjendje të rendë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku edhe ka shoqëruar për në Komisariat drejtuesin e makinës tip audi A3 me targa italiane. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.