.

Afrimi i PDIU në koalicionin e opozitës, flet Vangjel Dule: Vendimin…

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, është duke zhvilluar një takim me Lulzim Bashën në selinë blu.

Ende nuk ka detaje për këtë mbledhje, dhe arsyen e saj, por kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Shpëtim Idrizi u largua nga koalicioni me PS, duke nisur bisedimet me PD.

Ndërkohë “Panorama” ka kontaktuar me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, dhe i pyetur nëse do të dal nga koalicioni pas afrimit të PDIU, ai është shprehur se do të marrë vendimin pas takimit me Bashën.

“Çdo vendim në kohën e duhur”, tha ai.

Dy ditë më parë, Basha u shpreh se e mirëpriste ardhjen e PDIU në PD.

“Në këtë kuadër mirëpres kërkesën e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, për të nisur bisedimet me Partinë Demokratike dhe opozitën, bazuar në parimet dhe objektivat e shpallura, për çlirimin e vendit nga bashkëqeverisja me krimin, të vendosjes së interesit të shqiptarëve, të interesit të qytetarëve shqiptarë dhe interesave kombëtare mbi interesat e bandës në pushtet dhe të formulimit të zgjidhjeve të përbashkëta për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare ku e ka futur vendin Edi Rama dhe banda me të cilën ai bashkëqeveris”, tha ai.