.

“Rama shet kravatat?” Kryeministri shuan dilemën

Gjatë bisedës në emisionin “Open” gazetarja Eni Vasili e pyet kryeministrin Rama nëse ka filluar të shesë kravatat e tij dhe ai përgjigjet se nuk është e vërtetë.

“Në kohën e Enverit shiteshin ato. Del plaku i lagjes flet broçkulla se unë shes kravatat, por mos humbasim kohë se nuk është e vërtetë.

Nuk kam lidhje, janë disa djem të talentuar që i pikturojnë, por ato nuk janë për  shitje”, u shpreh Rama.