.

Rama flet për vrasjet në Shkodër: Shifrat tregojnë se janë ulur, PD s’ka gojë të flasë…

I ftuar në “Open” me Eni Vasilin, kryeministri Rama tha se kriminaliteti ka rënë në qytetin e Shkodrës, por edhe në qytete të tjera të vendit, sipas tij, duke e krahasuar me periudhën kur në krye të vendit ishte PD.

“Sa i përket Shkodrës, shifrat tregojnë se numri i vrasjeve është ulur krahasuar me periudhën kur në qeverisjes ishte PD. 61 persona janë nga vrarë nga viti 2010 deri në 2013-ën në këtë qytet, ndërsa nga 2014-ta deri në 2017-ën janë vrarë 34 persona”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se 4 vrasje në një kohë të shkurtër nuk janë një lajm i mirë, por sipas tij, PD nuk ka gojë të flasë.

“Katër vrasje në një kohë të shkurtër nuk janë një lajm i mirë, por kjo nuk diskutohet që ne kemi pritshmëri më mirë se kaq. Unë po them se këta nuk kanë gojë të flasin”, u shpreh kryeministri.