.

Negociata me Bashën? Rama: Do vijë të më thotë Romeo ja ku më ke, jam Zhulieta

Nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama është shprehur pro idesë për negociata dhe takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Por ky i fundit asnjëherë nuk i është përgjigjur propozimit të kreut të qeverisë. Ndërkohë i pyetur sot nga gazetarja Eni Vasili në emisionin “Open”, Rama e ironizoi kreun e PD-së teksa pohon se ende nuk ka ardhur koha që dy liderat të takohen.

“Do takohet me mua? Nuk i ka ardhur akoma ajo pjesë. Do i lutem gjatë dhe do vijë do thotë: Romeo ja ku më ke, I am Zhulieta”, u shpreh Rama duke qeshur.