Kryeministri Rama ka folur në “Open” me gazetaren Eni Vasili për ndryshimet e reja në qeveri, dhe drejtpërdrejtë me punë e Fatmir Xhafajt, duke iu referuar ngjarjeve kriminale në Shkodër. Rama është shprehur se nuk është i kënaqur me punën ë e asnjërit, duke filluar nga vetja e tij.
Eni Vasili: A jeni i kënaqur me punën e Xhafës?
Edi Rama: Nuk jam i kënaqur me punën e asnjërit, duke filluar që nga vetja ime. S’jam i kënaqur me askënd. Unë nuk kënaqem asnjëherë…
Më parë, i pyetur nëse është dakord për vetingun e politikanëve të propozuar nga PD, Rama është shprehur se vetë ata nuk janë të qartë se çfarë kanë propozuar.