.

Letra e BE për Teatrin/ Rama: Dritë jeshile për procesin, do hapim garën për kompanitë

Një tjetër çështje e “nxehtë” për të cilën u pyet kryeministri Edi Rama në emisionin “Open” ishte ajo e teatrit. Kreu i qeverisë tha se letra e Bashkimit Europian e tha qartë që janë pro ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Eni Vasili: Letra e KE për Teatrin?

Edi Rama: Letra e thotë qartë, që nuk ka gjë me ndërtimin e Teatrit, por vetëm ka problem tek mënyra e marrjes nga kjo kompani.

Eni Vasili: Çfarë ishte për ju?

Edi Rama: Dritë jeshile për procesin.

Eni Vasili: Ju keni thënë që nuk duhet garë, por KE kërkon garë?

Edi Rama: Ne do adoptojmë të gjitha sugjerimet që ka dhënë KE.

Eni Vasili: Nuk e kuptoj Brukseli këtë gjë?

Edi Rama: Ne do ta hapim garën siç thotë Brukseli.

Eni Vasili: Pra do hapni garën?

Edi Rama: Do ndodhi që një kompani tjetër duhet të marrë prokurat e pronësisë dhe të vij të ndërtojë Teatrin.

Eni Vasili: Po thoni që Fusha do fitojë sërish?

Edi Rama: Jo them që kompania duhet të ketë prokurat e pronësisë. Tani ajo gjë nuk vlen asgjë është një karakatinë, trualli nuk preket siç donin artistët.