.

Bota e modës në zi, ndahet nga jeta ish-Miss Univers

Kishte thyer disa tabu, por tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qajnë ndarjen nga jeta në moshën 45-vjeçare të Chelsi Smith, fituese e vitit 1995 e kurorës së Miss SHBA dhe po të njëjtin vit, fitoi edhe Miss Universin.

Ish-Miss Universi, humbi jetën për shkak të një kanceri në mëlçi, nga i cili ishte prekur pak kohë më parë. Chelsi Smith, hyri në historinë e Texas, vend ku u rrit me gjyshërit e saj, për shkak se kishte një origjinë mikse.

Babai i saj ishte afro-amerikan, ndërsa nëna ishte e bardhë, ku zgjedhja e saj si Miss, shënoi një thyerje tabuje.

Pasi fitoi konkursin e bukurisë, Chelsi nisi aktivitetin si modele, ndërsa më tej u përfshi në role të tjera kinematografike dhe në fushata të ndryshme publicitare, ku shërbeu si imazh.

“Të shkruaj këtë është shumë e vështirë, pasi mësova për vdekjen e një mikeje të dashur. Kishte një dritë të pabesueshme, nëse nuk do të ishe për të, bukurinë dhe energjinë e saj, nuk do isha kjo që jam sot. Edhe sëmundja nuk arriti që t’ia shuajë buzëqeshjen”, shkroi mikja e saj në Instagram, Shanna Moakler, e cila u rendit e dyta në konkursin e bukurisë Miss SHBA 1995.

Më tej Shanna kujton se qante për sëmundjen e saj dhe se ishte vetë Chelsi që e ngushëllonte dhe jo e kundërta.

 

Ndër të tjera ajo thotë se bota nuk do të jetë më e njëjtë pa të, duke shtuar se meritonte që të jetonte.