.

Pas luftës së gjatë me sëmundjen, Avril Lavigne i rikthehet muzikës.Ja kur do ta bëjë publik albumin e ri

Avril Lavigne, ka paralajmëruar kthimin në skenën muzikore, pas luftës së gjatë me sëmundjen e rëndë. Këngëtarja e njohur në vitet e fundit nuk ka qenë pjesë e skenës muzikore, ndërsa më në fund ka folur në lidhje me sëmundjen për të cilën është mjekuar për një periudhë të gjatë.

33-vjeçarja ka vuajtur nga sëmundja Lyme, e cila ka bërë që karriera e saj muzikore të ngecë shkruan BBC. “Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që mund të çojë në probleme të rënda mendore dhe fizike, nëse nuk trajtohet shumë herët, dhe një raport i ri pohon se mijëra raste në Britani të Madhe mund të jenë pa diagnozë.

Ajo është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteri Borrelia burgdorferi. Shfaqet në formën e njollave të kuqe në formë vezake që shkaktohen në lëkurë nga pickimi i një lloj insekti të quajtur ‘Ixodes scapularis’.

Historinë e saj ajo e ka treguar në një emision televiziv pak kohë më parë. Albumi do të dalë më 19 shtator, i cili është shkruar në periudhën më të tmerrshme të këngëtares. Albumi i fundit i Lavigne është publikuar në vitin 2013, ndërsa në vitin 2014 u diagnostikua me sëmundjen Lyme. Për shkak të problemeve shëndetësore, ajo u tërhoq nga muzika.

Për muaj të tërë ka qëndruar shtrirë në shtrat dhe mjekëve iu është dashur kohë që ta zbulojnë sëmundjen, ndërsa shërimi ka qenë afatgjatë. “Kënga e parë që do të publikoj titullohet Head “Above water” . Unë gati u dorëzova, kisha pranuar vdekjen dhe ndieja trupin tim tek ndalej. Më dukej sikur isha duke u mbytur. Sikur po zhytesha nën ujë dhe vetëm kisha nevojë të dilja sipër të merrja ajër”- ka shkuar këngëtarja në faqen e saj në Instagram.