.

Pas lindjes së djalit, modelja e njohur flet për problemet e para: Jam e lodhur për seks

John Legend dhe bashkëshortja e tij, Chrissy Teigen rreth katër muaj më parë u bënë prindër për herë të dytë, kur modelja bukuroshe solli në jetë një djalë. Çifti i njohur së fundi ka pozuar për revisën “GQ British “, ku kanë folur për jetën e tyre personale dhe profesionale. Ata duket mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Por pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë të çiftit, Miles, duket se kanë nisur “problemet” e para. 33-vjeçarja është shprehur se ndjehet e lodhur nga mëmësia dhe kjo gjë ka ndikur dhe tek pjesa intime e tyre.

“Nuk ka rëndësi se kush je! Edhe nëse je një këngëtar seksi i R&B-së, apo një modele perfekte me bikini, sërish je shumë e lodhur. Nuk po them se nuk kemi pasion mes njëri-tjetrit, por a e bëjmë në dhomën e zhveshjes? Joo!”- është shprehur ajo.

“Oh, do t’i rikthehemi edhe ne pasionit. Por është e çuditshme, kur e shoh të performoj diku, mendoj me vete: ‘ Oh, është shumë seksi. Me siguri do e bëjmë sonte’”, ka shtuar Chrissy, duke i bërë një thirrje publike Johnit. Kujtojmë që ata kanë edhe një vajzë Luna rreth 3 vjeçe.