.

Dalin pamjet/Cardi B përfundon me një gungë të madhe në kokë pas sherrit me Nicky Minaj

Me siguri e keni dëgjuar përplasjen mes Taynas dhe Rinës, por nëse mes tyre nuk kemi parë ende një sherr fizik, kjo gjë ka ndodhur në SHBA mes dy këngëtareve të njohura të muzikës rap.

Cardi B dhe Nicki Minaj kanë qenë mbrëmë të pranishme në “Harper’s Bazaar ICONS” në Javën e Modës në Nju-Jork, ku patën edhe një përleshje me njëra-tjetrën.

Mësohet se këngëtarja Cardi B ka dalë nga ambienti i festës me një gungë të madhe në kokë.

Dëshmitarët thanë se ishte Cardi B që iu afrua në mënyrë agresive këngëtares Nicki Minaj.

Megjithatë ende nuk ka shumë detaje se si ka ndodhur përplasja e dhunshme.

Rojet e sigurisë arritën të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm, kurse Cardi B doli nga godina këmbëzbathur.Të dy këngëtaret cilësohen si zërat më të mirë të muzikës rap.