.

Kjo është ngjyra që mungon në garderobën e Kate dhe Meghan dhe arsyeja është kaq qesharake

Ka aq shumë zakone dhe tradita në familjen mbretërore, të cilat duhet të zbatohen me saktësi nga secili pjesëtar.

Një prej këtyre lidhet me ngjyrën portokalli dhe tani do të kujtoni që në asnjë moment nuk e keni parë Meghan Markle apo Kate Middleton të veshur me të.

Ato e kanë të ndaluar të dalin në publik me veshje të kësaj ngjyre dhe pas këtij rregulli fshihet një traditë 300-vjeçare.

Ky rregull nuk është i shkruar askund, por arsyeja pse gratë e familjes mbretërore nuk mund ta veshin është sepse portokallia nuk del asnjëherë bukur në foto dhe duhet të shmanget me çdo kusht.