.

Tronditëse/ Vajza e aktorit të njohur jeton poshtë urës, zbulohet arsyeja

Ndonëse babai i saj është një nga aktorët më të paguar dhe njëkohësisht një ndër më të famshmit për filmat e tij aksion, vajza e Jackie Chan endet prej kohësh rrugëve pasi është e pastrehë. Në një video që vajza e quajtur, Etta Ng ka publikuar së fundmi ka treguar se arsyeja se përse prindërit e kanë braktisur është sepse nuk pranojnë orientimin e saj seksual. Ajo ka rrëfyer se as familja dhe as shoqëria nuk e përkrah prandaj ajo jeton poshtë një ure me frikën se prindërit do e ndajnë nga e dashura Andi Autum.

“Jemi të pastrehë që një muaj për shkak të prindërve homofobik. Kemi fjetur në një urë, e gjëra të tjera”, ka thënë ajo në videon e saj. Ndërkohë që më pas tregon se ka frikë ti drejtohet vendeve të strehimit pasi do e ndajnë nga e dashura kanadeze. Megjithatë edhe pse ajo është vajza biologjike e aktorit Jackie Chan, 19-vjeçarja ka rrëfyer se asnjëherë nuk ka jetuar me babanë e saj duke qenë se ka lindur pas një marrëdhënie jashtëmartesore që aktori ka pasur me nënë e saj, ish missin e njohur nga Hong Kongu ,Elanie Ng.

Por edhe pse babai i saj numëron një pasuri prej 395 milionë dollar ai asnjëherë nuk e ka ndihmuar nënë e Etta për të rritur vajzën madje as nuk e ka njohur atë si vajzën e tij biologjike. Edhe avokatia e nënës së saj ka treguar që aktori nuk ka ofruar asnjë cent për vajzën e tij.

“U përpoqëm të kontaktojmë Jackie Chan për para, por ai na tha se “nuk do na e jete asnjë cent’. Nga dita kur Etta është lindur ajo nuk e ka marrë asnjë cent nga babai, andaj shpresoj që njerëzit të tregojnë respekt për të dhe nënën e saj”, dekalroi Reimer. /Xing.al