.

Sistem i ri për kontrollin e kasave fiskale. Financat: Ul kostot, mbyllen shtigjet për evazion

Nëse sot bizneset raportojnë nëpërmjet kasës fiskale, vetëm në fund të ditës xhiron dhe numrin total të kuponëvë në sistemin qëndror të tatimeve, së shpejti kjo do të ndryshojë. Nëpërmjet një sistemi të ri teknologjik do të mbikqyren oline në kohë reale të gjitha kasat për çdo kupon që biznesi do të lëshojë.

Për këtë sistem të ri të kasave Ministria e Financave ka hapur tenderin me vlerë rreth 1.9 miliardë lekë, ose rreth 15 milionë euro, për të kontraktuar kompaninë që do të instalojë sistemin. Qëllimi i tenderit është krijimi i Sistemit të Menaxhimit dhe Kontrollit të Faturave. Sipas Financave me sistemin aktual mungon një analize e detajuar për menaxhimin e riskut dhe kontrollit, ndërsa me sistemin e ri do të bëhët i mundur kontrolli online i transaksioneve që kryhen biznes–individ dhe biznes–biznes.

Në njoftimin për shtyp financat thonë se se sistemi i ri ul kostot për administratën dhe mbyll shtigjet për evazion. Madje, sipas saj ai sjell përfitime edhe për biznesin, duke i mundësuar plotësimin automatik të librave të shitjes dhe atyre të blerjeve.