.

Shkon në 43 numri i viktimave të tragjedisë në Genova, humb jetën një nga të plagosurit

Rritet numri i viktimave nga shembja e urës Mornadi. Sipas autoritete italiane, numri i viktimave ka shkuar në 43 pasi ka ndërruar jetë në spital një nga të plagosurit, Marian Rosca: një grua me origjinë rumune e lindur në vitin 1982.

Sipas Poliklinikës “San Martino” ku ishte shtruar 36-vjeçarja, ajo ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që pësoi.