.

Përplasën 7 makina, flet pronari i shtëpisë ku u arrestua njëri nga autorët: Pashë që morën një pistoletë…

Pas kaosit te madh dhe ndjekjes policore si ne filma, kur efektivet iu vune pas nje makine me dy te armatosur qe perplasen teksa arratiseshin 7 automjete te kthesa e burgut, dalin te tjera detaje.

burgu1

Njëri nga autorët, bashkë me armën që mbante pa leje, u arrestua nga Policia brenda oborrit të një shtëpie, që ndodhet në mes një blloku banimi, në krahun tjetër përballë rrugës “Jordan Misja”.

Pas përplasjes, dy të rinjtë ishin hedhur nga makina “Tuareg”, bashkë me armët që mbanin me vete, duke u larguar në drejtime të kundërta me njëri-tjetrin. Njëri ka hedhur pistoletën në trotuar, në rrugën “Jordan Misja”, tjetri në avllinë e një banese private në krahun tjetër të rrugës, ku është futur edhe vetë brenda për t’u fshehur.

Katër efektivët e “Shigjetave” që po i ndiqnin me motor, kanë zbritur duke lënë motorët në rrugë dhe dy nga dy janë vënë në ndjekje të autorëve, duke arritur t’i arrestojnë dhe të gjejnë armët. Pronari i banesës ku u arrestua njëri prej tyre, si dhe u gjet njëra nga pistoletat, ka treguar se nuk po kuptonte se çfarë kishte ndodhur.

Ai thotë se ka dëgjuar portën që është hapur dhe kur ka dalë, ka parë që brenda oborrit të tij ishte policia. “Mendova se çfarë kisha bërë unë, pse kishin ardhur në shtëpinë time. Pashë që morën një pistoletë që gjetën në tokë, por unë nuk kisha lidhje me të. Më qetësuan, pasi më treguan se çfarë kishte ndodhur”, tregon ai. /Etleva Delia/ Panorama