.

Meta flet për vdekjen e Kofi Annan: Diplomat i përkushtuar për një botë më të mirë

Reagimeve pas ndarjes nga jeta të ish-kreut të OKB-së Kofi Annan iu është bashkuar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Ky i fundit përmes një statusi në ‘Twitter’ i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të ish-zyrtarit të lartë. Meta theksoi se Kofi Annan do të mbahet mend si burrë shteti dhe një diplomat i përkushtuar për një botë më të mirë.

“Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të @KofiAnnan, #UNSecGen 7të. Ngushëllimet më të ndjera për familjarët e të ndjerit, miqtë @KofiAnnanFdn & kolegët në mbarë botën. Do të mbahet mend si burrë shteti & diplomat i shkëlqyer, i përkushtuar për një botë më të mirë. RIP”, shkruan Meta.