.

Dhunuan gratë e tyre, policia arreston dy shqiptarët

Dy persona janë arrestuar për dhunë në familje nga policia e rajonit të Prizrenit. Sipas policisë, në dy raste të ndara dy burra kanë rrahur gratë e tyre.

Policia ka arrestuar dy burra nën dyshimin se kanë rrahur bashkëshortet e tyre.dhune

“Rasti i parë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00 në Shkozë të Prizrenit ndërsa i dyti në rrugën “Vudro Vilson” në Suharekë”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Albinfo.ch.

Për të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, dy të dyshuarit janë ndaluar nën masën e arrestit për 48 orë.