.

Video virale/ Bëri sherr me burrin, gruaja nxjerr inatin tek djali dhe e shtyn që ta përplasi furgoni

Një grua është filmuar duke shtyrë djalin e saj të vogël para një furgoni që të përplasej me të.

Por kur e kupton se ai shpëton vendos të shtrihet vetë para veturës.

Për fat të mirë askush nuk u lëndua, pasi ndërhynë pjesëtarët e sigurimit të një parkingu.

E gjitha kjo raportohet se ndodhi pasi gruaja donte ta kërcënonte burrin pas një sherri që kishte pasur me të për një kartë telefoni.

Pamjet e këtij momenti të tmerrshëm që ndodhi në qytetin Zhuhai, Kinë janë bërë menjëherë virale në internet.