.

Tragjedia në Genova/ Nis procedura për heqjen e koncesionit kompanisë që menaxhon urën

 

Pesë persona rezultojnë ende të zhdukur nga shembja e urës “Morandi” në Genova, sipas autoriteteve italiane.

Nga ngjarja tragjike, 38 persona janë konfirmuar të vdekur, mes tyre edhe dy shqiptarë.

Ndërkohë, autoritet italiane kanë nisur procedurën për heqjen e kontratës koncesionare kompanisë “Autostrade” që menaxhon urën që u shemb. “Ministria ime ka dërguar te ‘Autostrade’ letrën me të cilën fillon procedura për prishjen e koncesionit”, njoftoi këtë pasdite  Ministri italian i Infrastrukturës dhe Transportit, Danilo Toninelli.