.

Temperaturat e larta, mjeku i huaj habit me këshillën për qytetarët

 

Santa Marta në Kolumbi, një qytet me afërisht 600 mijë banorë, njihet për temperaturat e larta, por këtë vit ato kanë qenë mbi normalen duke shkuar deri në mbi 40 gradë celsius.

Për këtë arsye, një mjek i qytetit, në një intervistë për radion lokale “Radio Galan”, i ka dhënë një këshillë të papritur banorëve: “Mos kryeni marrëdhënie seksuale gjatë ditës”.

Mjeku sqaroi: “Shmangni seksin gjatë ditës kur temperaturat janë të larta, sidomos në mesditë, sepse ky aktivitet rrit kërkesat fizike dhe si rrjedhojë shpejton rrahjet e zemrës.”

Mjeku rekomandoi që të ndalohej seksi ose çdo aktivitet fizik deri pas perëndimit të diellit ose në një kohë kur temperaturat janë më të ulëta.