.

Rradhë e gjatë makinash nga Fieri për në Vlorë, ja situata në rrugë (VIDEO)

Ditën e sotme është bllokuar tërësisht Unaza e Fierit, në drejtim të qytetit bregdetar të Vlorës.

“BalkanWeb” ka siguruar një video ku shihet se si një krah i rrugës është bllokuar tërësisht, ndërsa automjetet presin në radhë.

Kujtojmë se ky aks ka qenë i ngarkuar përgjatë gjithë sezonit veror, pasi të shumtë janë qytetarët që zgjedhin të kalojnë pushimet drejt jugut.