.

Pushuesja nga Kosova rrezikon të mbytet në Sarandë, rojet zhyten menjëherë në det dhe…

Një pushuese nga Kosova ka rrezikuar të mbytej mesditën e sotme, ndërsa lahej në det në zonën e plazhit Rinia në Sarandë. 60-vjeçarja Sabrie Hyseni kishte hyrë e vetme për t’u larë kur ka shfaqur probleme.

Fatmirësisht rojet bregdetare Moisi Cera dhe Lorent Noga e kanë vënë re dhe janë zhytur menjëherë në ujë duke e nxjerrë gruan nga deti.

Ata i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas pushuesja është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Sarandës. Sipas bluzave të bardha, gruaja është jashtë rrezikut për jetën.