.

“Policia që duam”/ Shkëlzen Berisha: Ndalon makinën me drogë, por jo shoferin

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka sulmuar policinë me anë të një statusi në “Facebook”, duke thënë se kanë sekuestruar drogën, por nuk kanë arrestuar shoferin.

Postimi i plotë i Shklëzen Berishës:
Policia që duam. Ndalon ne postobllok makinen me droge por jo shoferin
“Më datë 16. 08. 2018, në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në aksin rrugor Selenicë – Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal”