.

Përgjimet në dosjen “Shullazi”/ PD: Deputeti Jurgis Çyrbja duhet të ishte në burg

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat nga selia blu ka reaguar pas përgjimeve të dala, ku deputeti i PS Jurgis Çyrbja dhe ish-zyrtar i lartë i hipotekës në Durrës telefonon Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit dhe i thotë se e kanë keq punën. Alibeaj thotë se Jurgis Çyrbja është anëtar bandës së Emiljano Shullazit dhe duhet të ishte në burg.

“Ligji i dekirminalizimit që është një copë letër që nuk zbatohet. Jurgis Cyrbja është simbol se si Rama vazhdon bashkëqeverisjen me krimin. Përgjimet tregojnë se Cyrbja është anëtar i Emiljano Shullazit. Sipas përgjimeve të publikuara, Jurgis Cyrbja e informon Gilmano Danin për veprimet e Prokurorisë. Jurges Cyrbja duhet të ishte në burg, por Rama e bëri deputet dhe e mbrojti. Kamikazët e Ramës në Prokurori duhet t’u thonë shqiptarëve se pse Jurges Cyrbja nuk është në burg”, tha Alibeaj.