.

Ndalohen 23 emigrantë nga Lindja e Mesme, ja si hynë në Shqipëri

Pasditen e sotme policia kufitare në Devoll ka ndaluar 23 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.

Emigrantët u ndaluan në qytetin e Bilishtit dhe pas kryerjes se procedurave ne Drejtorinë e Kufirit, janë dërguar ne qendrën e azilkërkuesve në Babrru të Tiranës.

Dyshohet se emigrantët janë nga Siria dhe kanë hyrë nga pika kufitare e Kapshticës. Nuk dihet nëse destinacioni i tyre ka qenë Shqipëria apo e kanë përdorur vendin tonë si rrugë kalimi për në vendet e BE.