.

Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë legjenda e muzikës italiane

Është ndarë nga jeta sot kantautori  i skenës italiane të viteve 70’ Claudio Lolli, në moshën 68-vjeçare.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat që shkruajë se Lolli u shua pas betejës së gjatë me një sëmundje të rëndë.

Ai lindi në Bolonja në vitin 1950 dhe u soll në botën e muzikës nga një tjetër legjendë e muzikës italiane Francesco Guccini. Stili i tij u bë menjëherë i njohur, simbol i pakënaqësisë më të thellë dhe letrare të këngës politike pas viteve’68.