.

Largohet nga Skënderbeu Emiljano Vila

Emiliano Vila nuk është më pjesë e Skënderbeut. Mesfushori durrsak është transferuar te skuadra greke e Kërkira.

Lajmi është konfirmuar nga “Supersport” në një lidhje direkte nga Korça, teksa futbollisti i është bashkuar skuadrës greke ditën e djeshme.
Skuadra e Kerkiras ra sezonin e kaluar nga Superliga greke, ndërsa sezonin e ri do të militojë në Divizionin e Dytë.

Kujtojmë që e njëjta skuadër ishte e interesuar për Vilën edhe disa sezone më parë, por transferimi nuk u arrit për shkak të problemeve financiare. /Panorama