.

Kushte skandaloze/ AKU inspekton lokalet në Jalë, vendos gjoba dhe i bllokon aktivitetin 3 subjekteve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një inspektim në Jalë në 3 lokale për të parë gjendjen në të cilën punonin gjatë sezonit veror.
Sic njofton AKU, gjatë aksionit që po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 3 subjekte, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndaj subjekteve, restorant “Lavdoshi, restorant “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku” janë marrë masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët”, thuhet ne njoftim.


Array
(
    [ids] => 86137,86138,86136
    [src] => Array
        (
        )

)