.

Justin Bieber bëhet me motër, poston fotografinë e saj të parë

 

 

Justin Bieber së fundmi ka dhënë lajmin se është bërë me një motër të vogël. Ai ka publikuar fotografinë e motrës në llogarinë e tij në Instagram, ku mori shumë urime nga miqtë dhe fansat e tij.

“Njihuni me anëtarin më të ri Bieber, motrën time të vogël Bay Bieber”, ka shkruar ai mbi fotografi.

Babai i tij Jeremy Bieber dhe gruaja e tij Chelsey Rebelo,  e mirëpritën foshnjën të enjten.

Kujtojmë që javë më parë, Justin Bieber është fejuar me modelen e njohur, Hailey Baldwin, me të cilën tashmë janë bashkë në pothuajse çdo udhëtim të këngëtarit. 

https://www.instagram.com/p/Bmi0B0ehGjN/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control