.

Jurgis Çyrbja reagon pas publikimit të përgjimeve: Jam i detyruar të jap…

Pas kronikës së News 24 dhe akuzave të PD-së ka reaguar deputeti i PS, Jurgis Cyrbja. Në kronikë thuhej se sipas hetimeve të prokurorisë dhe përgjimeve të telefonatave deputeti i PS-së rezulton se ka komunikuar me Gilmando Danin, një prej anëtarëve dhe miqve të ngushtë të Emiliano Shullazit dhe i thotë ndër të tjera se “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”. Në një postim në “Facebook” Cyrbja thotë se ka sqaruar gjithçka në prokurori para një viti.

Statusi i plotë i Jurgis Cyrbja: 
Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve
Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim nga zgjedhësve të mij mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership.
Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë.
Dua te informoj publikun se kjo eshte nje ceshtje e hetuar nga Prokuroria ku une kam dhene te gjithe informacionet dhe deshmite.
Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere.