.

Havi Martinez bëhet “prodhues” birre

Havi Martinez është i lumtur në Mynih dhe nuk ka ndërmend që të lëvizë prej aty.

Madje, dje ai u ftua edhe në një nga fabrikat e “Paulanerit”, ku për pak orë u mor dhe u njoh nga afër me prodhimin e birrës gjermane, atë me të cilën bëhet edhe dushi i titullit kampion te Bajerni:
“Kjo birrë më kujton titujt kampion që kemi festuar. Është një traditë shumë e bukur, dëfryese dhe një eksperiencë e veçantë. Unë larg Mynihut? Jo, kam 6 vjet këtu dhe tashmë ndihem bavarez në gjithçka”