.

Flet pronari i banesës së djegur në Fier: Ja shkaku i rënies së zjarrit

Një banesë është djegur në lagjen “Kryengritja” në Fier. Sipas informacioneve paraprake mësohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Enver Emini është pronar i kësaj banese dhe ka konfirmuar se shkak për djegien e banesës së tij ka qenë një shkëndijë elektrike.

Më tej Emini mësohet të ketë thënë se këtë banesë ai e ka marrë me qera. Policia dhe zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punohet për normalizimin e situatës.