.

Si është marrëdhënia mes Victoria dhe David Beckham? Këto foto në rrjetet sociale e vërtetojnë më së miri

Familja Beckham ka përzgjedhur Balin si destinacion për të kaluar këto ditë të nxehta të gushtit.Victoria dhe David kanë vendosur t’i shijojnë në maksimum ditët e pushimit me njëri-tjetrin dhe për këtë kanë organizuar një mbrëmje romantike së bashku.
Këtë e ka bërë të ditur vet Victoria e cila ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente shumë pikante nga mbrëmja.
Ajo publikoi një fotografi të krevatit të tyre të mbuluar me lule që formonin inicialet e çiftit, V.B dhe D.B.


Më pas Victoria tregoi dhe një zemër me flakë dhe përkrah fotos shkruante: “Puthje nga larg”. Kjo darkë romantike mes tyre tregon dhe njëherë se dashuria e David dhe Victorias është më e fortë se kurrë më parë dhe ata nuk mund ta shohin asnjëherë veten të ndarë nga njëri-tjetri.