.

Ikona e muzikës në gjendje të rëndë shëndetësore, çfarë kërkojnë familjarët në këto çaste të vështira

Prej kohësh ajo i ka munguar skenës, ndërsa sot një lajm i hidhur vjen lidhur me Ikonën e muzikës Aretha Franklin.
Këngëtarja amerikane është në gjendje të rëndë shëndetësore.

76-vjeçarja është rrethuar nga të afërmit e saj të cilët kanë kërkuar respektimin e privatësisë në këto momente të vështira, probleme të cilat ajo është përballur përgjatë këtyre viteve të fundit.

Legjendja e muzikës nuk ka preferuar të shfaqet më në publik dhe dalja e saj e fundit ka qenë në 2 nëntor 2017 për Fondacionin e AIDS-it Elton John në New York.