.

Thirrja e Carl Bild: Ndryshimi i kufinjve mund të provokojë gjakderdhje

Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit, diskursi po ngadalësohet duke propozuar ndarje të reja në rajon – recetë për paqëndrueshmërinë gjeopolitike.

Liderët serbë dhe shqiptarë kanë hulumtuar mundësinë e zgjidhjes së dallimeve të tyre duke përdorur këmbime territoriale. Ideja e klasifikimit të ndarjeve përmes shkëmbimit të territoreve ka qarkulluar në Beograd për vite me radhë, por kohët e fundit, duket se ka fituar tërheqje edhe te qarqet kryesore shqiptare.

Kjo ide nuk hidhet për herë të parë , por ajo mbetet po aq e rezikshme sa ka qenë edhe në të kaluarën. Lideri i Serbisë Sllobodan Millosheviç dhe udhëheqësi i Kroacisë Franjo Tuxhman komplotuan në fillim të viteve 1990 për të ndarë Bosnjen midis tyre. Por reagimi ndërkombëtar i pengoii ata.

Gjer më tani, politika e Bashkimit Evropian dhe e ShBA ka qenë shumë e prerë: Kufijtë e Jugosllavisë së vjetër duhet të mbeten në vend, dhe zgjidhjet duhet të kërkohen brenda tyre. Për të Ballkanizuar më tej Ballkanin do të thotë të hapësh rajonin ndaj një konflikti të ardhshëm dhe gjakderdhje.

Situata në Kosovë, një nga më të vështirat në rajon, nuk arriti zgjidhje as nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, as nga pavarësia e njohur nga shtetet e mëdha, e vitit 2008. Përderisa nuk ka një normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, çështja do të kufizojë potencialin e të dy vendeve dhe stabilitetin e rajonit. Dhe kjo është arsyeja pse ideja e ndarjeve të reja territoriale është shfaqur përsëri. Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të tilla. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore.

Presidenti serb Aleksander Vuçiç po mendon prej kohësh në këtë drejtim, dhe Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, duket të ketë qenë i hapur, siç tha gjatë një bisede.

Së fundmi, kundërshtimi i fortë ndaj këtyre ideve është shfaqur nga Kisha Ortodokse Serbe dhe drejtuesit e saj në Kosovë. Ata argumentojnë se një ndarje e këtij lloji do të jetë tradhëti ndaj serbëve që jetojnë në jug të lumit Ibër dhe me shumë gjasa do të çojë në një pastrim të plotë etnik të zonës, me kërcënime edhe për monumentet historike ortodokse në atë zonë. Nga serbët e mbetur në Kosovë, shumica jetojnë në jug të Ibrit.

Ankthe të tilla janë pa dyshim të bazuara. Një shkëmbim territoresh ka gjasa të ndiqet nga një shkëmbim popullsie për të krijuar territore etnikisht homogjene. Ndërsa disa pretendojnë se kjo mund të hapë rrugën për më shumë stabilitet, eventualisht duke përfshirë një bashkim edhe më të madh mes Shqipërisë dhe Kosovës, kjo vështirë se do të ndodhë. Përpos detajeve të diskutueshme në vendet që preken menjëherë, kjo do të rrezikonte të hapë Kutisë së Pandorës për sfida të reja në të gjithë rajonin. Mund të riniste debatin për të ardhmen e Bosnjës. Krerët e ashpër serbo-boshnjakë, me siguri që e mirëpresin rastin.