.

Loredana është shtatzënë, Mozzik tregon gjininë e bebit

Në media ka qarkulluar së fundmi lajmi se reperi i njohur Mozzik dhe e dashura e tij Loredana janë në pritje të fëmijës së parë. Dyshimet e para lindën kur këngëtarja publikoi në rrjetet sociale foto ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe më në peshë se zakonisht.

Lidhur me këtë lajm fillimisht nuk reagoi asnjë nga ata të dy, derisa mbrëmjen e djeshme Mozzik dhe Loredana vendosën të tregonin se do të bëhen prindër.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Mozzik dhe Loredana publikuan një video ku shfaqeshin një palë këpuce për bebe.

Ndërkohë nga modeli i këpucëve, Mozzik padashur zbuloi edhe gjininë e fëmijës që po presin. Për shkak se ai është duke mbajtur në duar një palë këpucë djemsh mendohet se Mozzik dhe Loredana do të bëhen prindër të një djali.