.

Hidhet nga ura në Vjosë e s’del më prej aty, dëshmitarët panë skenën. Kërkohet trupi i përmetarit

Një 57-vjeçar nga Përmeti dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit të Vjosës. Mësohet se dje shtetasi me inicialet N.S., banues në fshatin Rapck është parë teksa hidhej nga një urë, e për pasojë nuk është parë të dalë më nga ujërat e lumit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi në fjalë dyshohet se është hedhur vet nga ura, për shkak të gjendjes depresive.

Pasi u raportua nga banorët rasti në fjalë, polombarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit.