.

Çfarë i tha vrasësi, Fatbardh Licit para se ta qëllonte për vdekje

Dalin te tjera detaje nga krimi i rende i ndodhur mengjesin e sotem ne Shkoder, kur shtetasi Fatbardh Lici u ekzekutua me arme zjarri teksa ishte duke pire kafe ne lokal.

Një person i maskuar zbriti nga makina, iu afruar një metër 53-vjeçarit Fatbardh Lici dhe e qëlloi me armë. Por përpara se ta vriste, autori i kishte thënë “të fala” viktimës. Të paktën kështu është shprehur një dëshmitar që ishte aty pranë, raporton ABC News, i cili vetëm kaq kishte mundur të dëgjonte.

Më pas, vrasësi zbrazi 15 plumba me një armë automatike të llojit “Scorpion”. 53-vjeçari Fatbardh Lici ndërroi jetë menjëherë. Ai po pinte kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen Kiras. Viktima është vëllai i Mustafa Licit anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, si dhe kunati i Lulzim Kullës, nderkohe qe shtatë vite më parë, Fatbardh Lici është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt.

Vrasja në Shkodër/ Viktima ishte në lokal, autori i maskuar e qëlloi 10 herë

Krimi ka ndodhur tek ish-Poçeria në lagjen Kiras. Sipas te dhenave te para mesohet se mbi te ka qelluar nje person qe ka qene i maskuar. Ai ka qelluar rreth 10 here me arme ne drejtim te viktimes, duke e lene ate te vdekur ne vend.

Ne ate moment ne zone nuk ka pasur kalimtarë. Autori qe e ka ruajtur i eshte afruar në distancë të afërt dhe që aty e ka qëlluar. Policia ka shkruan ne vendin e ngjarjes dhe po heton per zbardhjen e saj.

krimi-shkoder

Informacion Paraprak

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjen.