.

Vetëvritet modeli i klipit të Lady Gagës, pas vdekjes në Instagramin e tij postohet fotoja shokuese

Modeli Rick Genest i njohur si ‘Zombie Boy’ është vetvrarë mbrëmjen e djeshme.Ai u bë i njohur për pjesëmarrjen e tij në videoklipin “Born this Way“ të këngëtares Lady Gaga.

Rick njihej gjithashtu për tatuazhet e shumta me të cilat kishte mbuluar gjithë trupin. Ato që dallonin më shumë ishin tatuazhet e tij në fytyrë, ku kishte bërë një kafkë për ta mbuluar.

Modeli 32-vjeçar vuante nga probleme me shëndetin mendor dhe thuhet se ky ka qenë shkaku i vetëvrasjes së tij. Por ajo që ka tronditur njerëzit është postimi i fundit i modelit.

Në një foto në ‘Instagram’, modeli ka publikuar një pamje të errët dhe një rreth drite në qendër. Postimi është bërë publik pas vdekjes së tij gjë që është e pamundur të jetë bërë nga ai pasi Instagram nuk e ofron opsionin e skedulimit të fotove.