.

Djali i Mehmet Shehut tregon për vitet e internimit: Më i lirë jam ndjerë në burg se sa në “Bllok”

Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ka treguar historinë e jetës së tij që lidhet sa me “Bllokun” në kryeqytet aq edhe me kohën që ka kaluar në burg. I pyetur nga gazetarja Eni Vasili se në cilën nga këto dy botë është ndjer më i lirë, edhe pse mund të duket paradoksale ai u shpreh se në burg është ndjer më tepër.

Eni Vasili: Më i lirë jeni ndier në burg apo në “Bllok”?

Bashkim Shehu: Varet nga koncepti për lirinë. Liria si koncept i të drejtave të njeriut. Liria e brendshme në raport me veten tënde. Do thoja që në atë kohë nuk ekziston asnjë liri përveç asaj të brendshmes me veten tënde. Liria është kjo që ke brenda vetes dhe mund të jetë e rrezikshme. Liria e brendshme është e vetmja që ekziston në një sistem totalitar. Dhe kam pasur më shumë në burg se sa në “Bllok”. Në burg mendon më kthjellët nga bisedat që bëja me bashkëvuajtësit e mi. Censura në burg ishte më e pakët se censura jashtë. Në burg kontrolli ishte, dhe ishin më pak të sofistikuar gardianët se sa ata jashtë. Në burg nuk hynin në mjetet specifike të të shkruarit të letërsisë.