.

Bashkim Shehu: Kampi i Telepenës më keq se kampi i Burrelit, ja çfarë ndodhte atje

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, Bashkim Shehu tregoi për kampet e internimit dhe duke krahasuar atë të Burrelit me atë të Tepelenës u shpreh se kushtet në këtë të fundit ishin më të këqija.

“Kampi i Tepelenës ka qenë më keq se kampi i Burrelit. Atje mortaliteti infantil ka qenë shumë i lartë. Ka një tendencë për të fshehur çfarë ndodhte atje dhe është për të ardhur keq. Sa i përket harresës mund të jenë ata njerëz që janë përgjegjës politikë. Gardianët të cilët nuk besoj se janë gjallë, nuk besoj se duan të fshehin krimet e tyre. Kjo është pjesë e një mohimi të krimeve dhe kushteve të rënda që ka pasur Tepelena. Është një fenomen më i përgjithshëm për t’u mohuar.”, u shpreh Shehu.