.

A do të përfshihet në politikë? Ja si përgjigjet djali i Mehmet Shehut

 

Shkrimtari Bashkim Shehu i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 me gazetaren Eni Vasili u shpreh se nuk e ka menduar ndonjëherë të përfshihet në politikë dhe se as ka pasur ndonjë kërkesë për këtë.

Eni Vasili: A keni menduar të përfshiheni në politikë?

Bashkim Shehu: Jo

Eni Vasili: A ju kanë bërë kërkesë?

Bashkim Shehu: Jo

Eni Vasili: Çfarë mendoni për politikanët në Shqipëri?

Bashkim Shehu: Mendoj atë që mendoj për politikanët në botë. Ka të mirë dhe më pak të mirë. Nuk mund të them që janë të gjithë të korruptuar edhe pse ka korrupsion.

Eni Vasili: A ka një rrezik për populizëm në Shqipëri?

Bashkim Shehu: Nuk ka forcë populiste që të vijë në pushtet.

Eni Vasili: A janë populistë politikanët shqiptarë?

Bashkim Shehu: Nuk i kam ndjekur, po me aq sa di kam përshtypjen se “Po”.

Eni Vasili: A mund të jenë të rrezikshëm?

Bashkim Shehu: Varet se deri në çfarë shkallë, nuk ka rrezik të shkatërrohen institucionet.