.

Reforma në Drejtësi/ Murati: Kemi një sistem të kalbur. Gjata: Përgjegjës janë ambasadorët

Gazetari Erli Muarti dhe juristi Çlirim Gjata janë përplasur në emisionin “Studio e Hapur”. Secili prej tyre ndau mendime të ndryshme sa i përket reformës në drejtësi. Murati tha se ky është një sistem i kalbur dhe se politika jonë ka treguar se vetëm drejtësi nuk mund të bëjë. Ndërkohë Gjata tha se përgjegjës për këtë janë ambasadorët.

Murati: Unë nuk kam qëndrim partiak, nuk mendoj se nëse do ishte Basha do ta bënte shumë më mirë reformën se Rama. Jemi të gjithë të ndërgjegjshmë që ky është një sistem i kalbur, politika jonë ka treguar që vetëm drejtësi nuk mund të bëjnë.

Gjata: Ambasadorët ata e bënë që jemi pa drejtësi sot.