.

Gjyqtarët dhe prokurorët para KPK-së/ Klodiana Lala: Janë të tensionuar, ja nga kush varet jeta e tyre

Gazetarja Koldiana Lala e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili solli disa pamje nga afër se si duket një seancë në Komisonin e Pavarur të Kualifikimit dhe se si bëhet gjykimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ajo u shpreh se vihet re një farë tensioni në momentin që dalin përpara KPK-së.

“A ka terror? Sigurisht që janë të tensionuar. Nuk mund të them që ka terror, por janë të tensionuar sepse nga një raport i KPK varet e gjithë jeta e tyre. Për fat të keq në disa raste kam konstatuar që nuk është lexuar. Do të jap një rast konkret. Komisioni ka akuzuar se kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka bërë evazion fiskal në të paktën 5 raste. Dhe çfarë ka ndodhur? Në asnjë rast nuk u tha se sipërfaqja e tokave që zoti Zaganjori (bashkë me disa familje të tjera trashëgimtare të çështjeve të tilla) ishte e trashëguar. Ndërkohë rezultoi se Zaganjori u konfirmua në detyrë nga KPK dhe ka dy momente ose komisoni e ka përpiluar keq ose zoti Zaganjori është i pastër dhe e ka bindur KPK-në me prova për të vërtetuar të kundërtën e atyre që nxorri publikisht”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.