.

Tritol makinës së të riut nga Vlora , ja dyshimet e para

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë mëngjes në Vlorë, ndërsa raportohet se një mjeti i është vënë tritol, në lagjen “24 Maji”.

“News 24” njofton se mjeti ka qenë i parkuar gjatë momentit të shpërthimit, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

 

Makina së cilës i është vënë lënda plasëse mësohet të jetë, mjeti tip “Benz” me targa AA720 FD”. policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“BalkanWeb” ka mësuar se automjeti i parkuar poshtë pallatit ishte në pronësi të një djali të ri nga ky qytet. Sipas burimeve nga Policia, shpërthimi dyshohet të jetë një paralajmërim që i bëhet pronarit apo dikujt tjetër që ka lidhje me të.