.

Video/ Plas sherri në mes të plazhit në Durrës, femrat zihen për një…

Paraditen e sotme ka ndodhur një sherr i madh mes femrash në plazhin e Durrësit. Mësohet se e gjitha ka ndodhur për shkak të një topi.

Sipas dëshmitarëve vajzat e reja kanë qenë duke luajtur me top i cili ka rënë disa herë tek çadra e pushueseve më të mëdha në moshë.

Këto të fundit kanë toleruar disa herë, por më pas janë nxehur pasi kanë menduar se topi po hidhej me qëllim tek to.

Pas sharjeve mes tyre, situata ka degraduar deri aty ku femrat janë zënë me grushta e shkelma në mes të plazhit e dhjetëra njerëzve që i shikonin. Në videon e publikuar nga “JOQ”, shihet një burrë i cili përpiqet t’i ndajë, por sherri vazhdon.