.

Shpërthejnë tubat e gazit në një banesë në Finiq, ja çfarë ndodhi

Pasditen e sotme një banesë është përfshirë nga flakët në Bashkinë Finiq, në Sarandë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në një apartament në katin e katërt të një pallati në zonën e quajtur “SMT”.

Ndërkohë dyshohet se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i disa tubave që lidhnin bombolën e gazit, që ndodhej në ballkon, me sobën e gatimit në kuzhinë.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, në banesa ndodhej vajza 13-vjeçare, e cila doli menjëherë në ballkon, aty ku ndodhej edhe bombola e gazit.

Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Finiq, bëri të mundur të shuhej zjarri, dhe të shpëtonin vajzën 13-vjeçare.

Nga zjarri pati vetëm dëme materiale, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut.