.

“Nuk mund ta fitojnë gjithmonë Mesi apo Ronaldo”/ Ja kush e meriton Topin e Artë

Sipas trajnerit të Francës Didi Deshamp, në një intervistë për “L’equipe” u shpreh se këtë vit është Antuan Grizman, që meriton të fitojë Topin e Artë. Francezi, i cili këtë vit fitoi Europa Ligën me Atletikon dhe Botërorin me Francën, ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e kësaj vere, por ai zgjodhi të qëndronte tek Atletiko, që para fillimit të Botërorit.
“Nuk është vetëm Grizman në garë, por ai është një kandidat i madh për ta fituar. Sipas meje, ai e meriton ta fitojë. Topi i Artë do ishte diçka fantastike për të. Kemi parë gjithmonë vetëm 2 emra, Mesin dhe Ronaldon. A e meriton Rafael Varan? Sigurisht që po. Ndoshta mund ta fitojë edhe një mbrojtës këtë çmim, por në përgjithësi e fitojnë sulmuesit. Shpresoj me gjithë zemër që ta fitojë një francez, për faktin se fituan Botërorin.”, deklaroi Deshamp.